Aurelien Tçuameni nuk do të jetë në dispozicion të Francës, ndërsa lajmi konfirmohet vetëm disa orë para ndeshjes me Paraguain. Tçuameni do të mungojë sot për shkak se ka ndjerë shqetësime në kofshë gjatë seancës së fundit stërvitore.
Bëhet fjalë për titullar në mesfushë, ndërsa trajneri Deshamp e ka menjëherë gati zgjedhjen tjetër. Manu Kone pritet ta nisë nga fillimi.
Tçuameni humbet kështu ndeshjen e fazës 1/8. Aty ku Franca llogarit vetëm fitoren.
Sa i përket Tçuamenit ka lajme të mira tashmë nga Madridi. Trajneri Murinjo e konsideron pjesë të projektit të tij.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












