VIDEO/ Nuk mbaron vargu i makinave në autostradë, diaspora drejt Tiranës në protestën qytetare për dorëheqjen e Ramës

Jul 4, 2026 | 15:46

Një varg i gjatë automjetesh u krijua përgjatë autostradës në drejtim të Tiranës, ndërsa qindra qytetarë nga diaspora pritet t’i bashkohen protestës së madhe kombëtare që zhvillohet sot në kryeqytet.

Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët e cilësojnë tubimin e sotëm si protestën më të madhe kombëtare deri më tani, ndërsa pjesëmarrës nga vende të ndryshme po mbërrijnë në Tiranë për t’iu bashkuar qytetarëve para kryeministrisë.

© Panorama.al

Te lidhura