Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi në kuadët të operacionit të koduar “The Wanted” pasi kërkohej për një vrasje në vitin 1999.
Në pranga ra Albert Kapllanaj, 58 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 14 vite burg për “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit”.
Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim. Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një konflikti për motive me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi A. F dhe u plagosën dy familjarët e tij.
© Panorama.al












