Kultivuan 1.8 ton kanabis me sera në Berat, GJKKO jep dënimet për 17 të pandehurit! Ja sa vite burg do të bëjë secili (EMRAT)

Jul 4, 2026 | 14:13

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 17 personat e pandehur, të akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë të Beratit.

spak gjkko

Dy drejtuesit e grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan secili me 8 vjet e 8 muaj burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burgim secili u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata shpalli fajtore edhe Drita Memën dhe Izmire Memën për kultivim të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim të thjeshtë, duke i dënuar me nga 4 vjet burgim, por vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në provë për një periudhë 3-vjeçare.

Të dyja u shpallën të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe iu shuan masat e sigurimit.

HETIMET DHE OPERACIONI

Kujtojmë që operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Serat shtriheshin në një hapësirë deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë, ku 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike. Nga aktiviteti rezultoi të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7 deri në 1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”,  organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.

Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.

Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.

Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.”

“Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të  punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore.

Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.”, thuhej në njoftimin e SPAK.

NJOFTIMI I PLOTE I GJYKATES:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sadetin Hasaj, Blerim Xheka, Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Elsa Ulliri me vendimin nr. 56, datë 03.07.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sadetin Hasaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në rolin e drejtuesit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

1.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sadetin Hasaj dënohet me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

1.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Sadetin Hasaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

1.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sadetin Hasaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim;

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xheka për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në rolin e drejtuesit, parashikuar nga neni 333/a, pargrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

2.5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Blerim Xheka dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

2.6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Blerim Xheka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

2.7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerim Xheka të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

3.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278 paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

3.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sidrit Bisha për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sidrit Bisha dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

3.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Sidrit Bisha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

3.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sidrit Bisha të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

4.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Suad Smakaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

4.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Suad Smakaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

4.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Suad Smakaj t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim.

4.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Suad Smakaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

5.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

5.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Ujkaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

5.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jurgen Ujkaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

5.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Jurgen Ujkaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

5.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jurgen Ujkaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

6.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

6.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samoel Lushaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

6.4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Samoel Lushaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

6.5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samoel Lushaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

6.6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Samoel Lushaj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284 paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

7.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endriol Xheka për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

7.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Endriol Xheka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

7.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endriol Xheka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim.

7.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Endriol Xheka të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

8.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirvaldo Disha për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

8.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mirvaldo Disha dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

8.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mirvaldo Disha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) burgim.

8.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mirvaldo Disha të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278, paragrafi 1, 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

9.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamdi Dyli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

9.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Hamdi Dyli dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

9.4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamdi Dyli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

9.5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamdi Dyli të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Vrapi për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Vrapi për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Arben Vrapi dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Vrapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

10.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Vrapi të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adiol Çifliku për kryerje të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adiol Çifliku për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Adiol Çifliku dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adiol Çifliku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

11.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adiol Çifliku të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Bushataj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Bushataj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

12.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lulzim Bushataj dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lulzim Bushataj t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj. 12.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Lulzim Bushataj të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustaf Manej për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

13.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustaf Manej për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

13.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mustaf Manej dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

13.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mustaf Manej i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

13.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mustaf Manej të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

14.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

14.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bashkim Mema dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

14.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bashkim Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

14.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bashkim Mema të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

15. Deklarimin fajtore të të pandehurës Drita Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të thjeshtë dhe në bazë të nenit 284, paragrafi 2 të K.Penal, dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

15.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Drita Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrëse, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal.

15.2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Drita Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.

15.3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Drita Mema për një periudhë prove prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

15.4. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit në ngarkim të të pandehurës Drita Mema.

16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Izmire Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të thjeshtë dhe në bazë të nenit 284, paragrafi 2 të K.Penal, dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

16.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Izmire Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrëse, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal.

16.2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Izmire Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.

16.3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Izmire Mema për një periudhë prove prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

16.4. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit në ngarkim të të pandehurës Izmire Mema.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Mema për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284, paragrafi 1 dhe 28/4 e 334, pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

17.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Mema për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” si pjesëmarrës, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

17.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Mema dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

17.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Mema t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

17.4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edison Mema të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

18. Lidhur me provat materiale, bazuar në nenet 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, disponohet sipas kërkimit të prokurorit.

19. Shpenzimet hetimore të kryera gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

20. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

 

© Panorama.al

Te lidhura