Me 2 turne, 70% e shkollave në Tiranë

Sep 6, 2012 | 12:47

Radhët dje në Drejtorinë Arsimore të Tiranës

Dyndje në Drejtorinë Arsimore për problemet me regjistrimet. Bie fluksi, s’ka më radhë në shkolla.

Nxënësit ankohen për drejtorët. DAR, “në hall” për zgjidhjet.

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Zyrtarisht, Drejtoria Arsimore pranon se 70% e shkollave 9-vjeçare e të mesme në Tiranë do të bëjnë mësim me 2 turne. Fluksi i nxënësve ka qenë i madh, ndërkohë që ambientet mungojnë. “Ky është tashmë një problem i mbartur në Tiranë. Kompetencë e jona është që të regjistrojmë nxënësit brenda kapaciteteve që kemi”, tha Mira Peshkatari, specialiste për kurrikulat dhe cilësinë në DAR. Situata do të jetë njësoj si vitet e shkuara në 5 gjimnazet më të mëdha të Tiranës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura