Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ishte pjesë e takimit elektoral të zhvilluar në Kurbin.

Në fjalën e tij, ai tha se në 11 maj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë dhe se votat do të derdhen si lumë, për ti dhënë fund lëngatës 12 vjeçare të Shqipërisë.
“Për të përzënë me votën tuaj një pushtet që grabiti sa mundi, gënjeu sa mundi, u tall sa mundi, por nuk i theu dot kurbinasit dhe shqiptarët. Në vend që të na mashtronte ne dhe ju turpëroi veten. Në vend që të na thyente ne dhe ju, ka filluar të rrezohet dhe të bierë përfundimisht më 11 maj, do ta zërë nën vete pesha e gënjeshtrave, vjedhjeve dhe arrogancës, padrejtësisë që i shkaktoi një populli që po ngrihet”, tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj tha se e gjithë pesha e fitores është mbi liderin demokrat, Sali Berisha, e cili do të sjellë fitoren si më 22 mars 1992.
“ Sipër nesh është kisha e Shna Ndoit dhe kryqi i saj. Doktor pesha e kryqit po bie mbi ju për të rrëzuar narkoditaturën. Mbajeni mbi supe kryqin dhe na prini, sic po na prini drejt fitores historike, drejt misionit kombëtar të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha drejtuesi politik i PD në Lezhë.
© Panorama.al











