MC Kresha: Për dashurinë jam gati të humb 17 kilogramë

Jan 28, 2012 | 13:49

Ai bëri për vete Rozana Radin si në duet, ashtu edhe në dashuri. Reperi 27-vjeçar, një nga më të njohurit në Kosovë dhe së fundi në Shqipëri, është shumë i lirë me mediat, ndonëse këtë gjë së fundi ia ka ndaluar paksa lidhja me Rozanën, e cila siç duket e ka kufizuar atë për detaje prononcimi në media. Kreshnik Fazliu (MC Kresha), në një intervistë të shkurtër dhënë mediave në Prishtinë, është rrëfyer për disa gjëra, siç janë ndërhyrjet kirurgjike, besimin në Zot, a beson në UFO, në çfarë zhanri është i dobët etj.
Kujt keni pasur dëshirë t’i ngjani kur keni qenë i vogël?
Nuk e di…
Çfarë do kishe ndryshuar në jetën tënde?
Ndoshta disa gjëra do i kisha bërë më mirë.
Çfarë do kishe bërë sikur të kishe në dispozicion 24 orë jetë?
Do i kisha shijuar me njerëzit e mi më të dashur.
A keni menduar ndonjëherë për vetëvrasje?
Kurrë në jetë.
A besoni në Zot?
Patjetër.
A keni gënjyer nëpër intervista?
Komsi-komsa.
Në emër të dashurisë, a je në gjendje të humbësh 17 kilogramë?
Po, jam në gjendje t’i humb (qesh).
A beson në UFO?
Jo.
A keni bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike?
(Qesh). Jo.
Në cilin zhanër je i dobët?
Në opera.
A ndodh që njerëzit të të ngatërrojnë rrugës?
Po ndodh ndonjëherë, më ngatërrojnë me Fugën.

© Panorama.al

Te lidhura