TIRANE- Një 12- vjeçare raportohet të jetë mbytur, pasi ka rënë nga ura e Babrroit në lumë.
Vajza, që sipas të dhënave të para i përket komunitetit rom, dyshohet se ka rënë në mënyrë aksidentale nga ura, duke e marrë rryma me vete.
E ëma e saj, duke folur për News 24, u shpreh se ne momentin qe vajza ka rene nga ura, ka qene duke luajtur. Ka qene vajza tjeter e cila i ka lajmeruar prinderit për rënien e 12- vjeçares ne lumë.
Shirat e rrëmbyeshëm të rënë 24 orët e fundit kanë shtuar prurjet e lumit.
Forca të RENEA-s dhe Polumbarët raportohet se pas disa orëve kerkimi, kanë ndërprerë punën e tyre si pasoje e errësirës dhe lumit të rrëmbyeshëm.
Ndërkaq, policia eshte ne vendngjarje ku ka nisur hetimet.
© Panorama.al











