Mbyllet votimi në Cërrik, dorëzohet kutitë! Ja sa ishte pjesëmarrja

Nov 9, 2025 | 18:28

Është mbyllur procesi i votimit në bashkinë e Cërrikut për zgjedhjet e pjesshme.

cerrik

Rreth orës 18:00 kutitë e votimit janë marrë nga qendrat e votimit për t’u dërguar në shoqërinë e forcave të policisë në qendrat e numërimit.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Cërrikut ishte 25%. Në këtë bashki kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Eligert Hima – SHB dhe Amarilido Hoxha – i pavarur mbështetur nga PDja.

© Panorama.al

Te lidhura