Mbyllet numërimi në njësinë 10 e 4,Basha në krye

May 11, 2011 | 10:16

Pas shume tensionesh e debatesh ne KQZ, madje edhe replikash mes kampeve politike ka perfunduar numerimi ne KZAZ-në 54,  në njësinë 10, ne Tirane.

Ne KZAZ-në 54 në njësinë 10 kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson me 499 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama.

Pas mbylljes se numerimit kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha në këtë njësi bashkiake ka marrë 6226 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama ka marrë 5702  vota.

Të gjitha njësitë e Tiranës

Njësia nr.1 është mbyllur numërimi në avantazh të Edi Ramës

Njësia nr.2 vijon numërimi

Njësia nr.3 vijon numërimi

Njësia nr.4 është mbyllur numërimi më një avantazh të Luzim Bashës

Njësia nr.5 vijon numërimi

Njësia nr.6 vijon numërimi

Njësia nr.7 vijon numërimi

Njësia nr.8 vijon numërimi

Njësia nr.9 vijon numërimi

Njësia nr.10 është mbyllur numërimi në avantazh të Lulzim Bashës

Njësia nr.11 vijon numërimi

Njesia 4

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 48 në njësinë numër 4 në Tiranë.  Pas numerimit, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 140 vota avantazh.

Ai ka marrë 11000 vota, ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Rama ka marrë 10860 vota.

Njesia 1, Rama ne krye

Numerimi eshte mbyllur edhe ne KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1. Në kete njesi, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama ka kryesuar me 510 vota ndaj kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Kështu në këtë njësi bashkiake kandidati i PS-së Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, 9196 vota.

 

© Panorama.al

Te lidhura