Ka përfunduar numërimi i votave për disa bashki. Ne oret e para te mengjesit eshte mbyllur numerimi ne Ersekë, Pukë dhe Peqin.
Pas tyre procesi u mbyll edhe ne Tepelene dhe Rreshen.
Rreth orës 16:30 ka përfunduar procesi i numërimit edhe ne Peshkopi, ku kandidati i Partise Demokratike Ilir Krosi fiton me 44 22 vota kundrejt kandidatit Partise Socialiste, Ilir Vraniçi me 3013.
Sipas te dhenave nga qendrat e numerimit, Bashkinë e Peqinit kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Ilir Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Naim Teqja i cili ka marrë 908 vota.
Fitues ne bashkine e Ersekes rezulton kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Ali Laho, i cili ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.
Ne Puke ka dale ne krye pas perfundimit te numerimit te votave kandidati i “Aleancës për qytetarin” Beqir Arifi, i cili kryeson me 50 vota.
Mbyllja e numerimit ne Tepelene ka nxjerre fitues kandidatin e “Aleances per te ardhmen” , me 1741 vota, nderkohe qe rivali, perfaqesues i LZHK-se ka marre 750 vota.
Ne Rreshen fitues ka rezultua Ndue Kolaj i PS-se me 3214 vota ndaj rivalit demokrat Gjon Dedaj me 2416 vota.
Në Delvinë, përfundon numërimi i votave, shpallet fitues kandidati i PD-së.
Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së.
Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.
Në Polican perfundon procesi i numerimit. Kryetari aktual, Adriatik Zotkaj eshte rikonfirmuar me 1446 vota.
Ne komunen Kutalli ka dale ne krye Shpetim Vrapi i PS-se me 4650 kundrejt rivalit Sula me 4530 vota.
© Panorama.al











