Mbyllen tre kapituj të negociatave me BE, Rama: Njerëzit duan më shumë, janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon!

Jul 14, 2026 | 20:06

Në konferencën e 9-të Ndërqeveritare në Bruksel, në kuadër të mbylljes së tre kapitujve të negociatave me BE, kapitullin 25 për Kërkimin Shkencor, kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën, si dhe kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë progres si një vlerësim për reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

edi rama be

Sipas kryeministrit, fakti që sipas tij njerëzit duan më shumë dhe janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon, është provë se vendi po bën progres.

“Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë. Po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me të drejta të plota të BE-së. Dhe prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë, dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon“, tha ai.

Kryeministri shtoi se qeveria duhet të vazhdojë të eci përpara dhe të jap rezultate për qytetarët.

Rama: Sapo ramë dakord që të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë se reformat po japin rezultate dhe se vendi ynë është i përgatitur për të marrë përsipër sfidat e anëtarësimit.

Shqipëria jep rezultate, BE-ja jep rezultate. Faleminderit, Marta, që ke qenë këmbëngulëse dhe e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtimin e duhur, pavarësisht pengesave.

Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë. Po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me të drejta të plota të BE-së.

Dhe prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë, dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon.

Pra, na duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe të japim rezultate për qytetarët tanë. Nuk ka gjë më të mirë sesa rezultatet në bazë të këtij kuadri negociator, që ka të bëjë me rritjen e standardeve dhe forcimin e institucioneve në vendin tonë.

© Panorama.al

Te lidhura