Një ish-minator ka ngritur shqetësimin e tij gjatë protestës së 45-të, duke kërkuar përmbushjen e premtimit për statusin e minatorit.
Ai tha se ka punuar për 12-13 vite në minierën e Valiasit, në kushte të vështira pune, por sipas tij, statusi i premtuar ende nuk është dhënë.
“Edhe unë jam ish-minator. Kam punuar në Valias për 12-13 vite, në kushte shumë të vështira. Na premtuan statusin, nuk na e japin”, u shpreh ai për News 24.
Sipas protestuesit, ky premtim rikthehet sa herë afrohen fushatat elektorale, por më pas nuk mbahet.
“Në prag fushatash na thonë që do ta merrni, por pastaj “noc rrokun”. Na gënjejnë mashtruesit”, deklaroi ish-minatori.
© Panorama.al












