Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën, të cilët ndodheshin në mjetin tip “Smart”.
Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.
Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
© Panorama.al














