Bonus i çmendur për Tomas Tuhel, zbulohet shifra që do përfitojë nëse fiton Botërorin me Anglinë

Jul 14, 2026 | 18:40

Anglia e sheh veten përsëri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të ketë shansin e saj të provojë se meriton finalen dhe trofeun që britanikët ndjekin nga viti i largët 1966. Meritë e shumë yjeve që janë pjesë e kësaj skuadre, por edhe e Tomas Tuhel, i cili pavarësisht zgjedhjeve që nuk i kanë bindur të gjithë, ka ditur të ndërtojë një ekip fitues për të pasur ambicie të tilla.

tuhel

Trajneri gjerman la jashtë shumë emra të njohur si Foden, Palmer e Meguajër, duke u përballur me kritika. Por ekipi i tij ia doli të shkonte në gjysmëfinale edhe po bëhet gati të luftojë si i barabartë me Argjentinën kampione në fuqi.

Nëse ia del të shkojë në finale dhe të fitojë trofeun, për trajnerin gjerman padyshim do të ketë lavdi si pakkush në historinë e Anglisë. Por atë paralelisht e pret edhe një bonus i rëndësishëm, pasi është mësuar se në rast fitoreje të trofeut, do të sigurojë edhe një premio prej 3 milionë paund.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë për trajnerin, i cili do të vlerësohej si rrallëkush në historinë e futbollit anglez. Por padyshim lavdia e një suksesi në Botëror, do të tejkalonte çdo lloj bonusi financiar, pasi do të bënte realitet ëndrrën që anglezët ndjekin prej 6 dekadash.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura