FOTOLAJM/ “45 ditë, nuk dorëzohemi!”- Pankarta në gjuhë të huaja nga protesta kundër Ramës: Arroganca nuk është lidership!

Jul 14, 2026 | 19:43

Në protestën e 45-të për rrëzimin e qeverisë, qytetarët kanë shfaqur edhe pankarta të shkruara në gjuhë të huaja, përmes të cilave kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.

pankarta protesta 45 (7)

Pankartat, të shkruara në anglisht dhe frëngjisht, mbajnë mesazhe për vazhdimësinë e protestës, kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit dhe thirrjet për ndryshim.

Në disa prej tyre qytetarët shkruajnë: “Kjo ndalon tani, Rama, jep dorëheqjen!”, “45 ditë, ne nuk do të dorëzohemi.”, “Nuk jemi të heshtur, jemi të bashkuar për drejtësi.”, “45 ditë që po na numëroni… por nuk na thyeni dot!”

pankarta protesta 45 (1)

Ndërsa pankartat në frëngjisht përcjellin mesazhet si: “45 ditë. Arroganca nuk është lidership.”, “45 ditë. Gjithmonë këtu. Gjithmonë të vendosur.”, “Dinjitet, drejtësi, liri: Populli kërkon ndryshim!”

pankarta protesta 45 (6)

Një tjetër mesazh në anglisht ishte: “45 ditë. Heshtja nuk është lidership.”, ndërsa një pankartë tjetër mbante thirrjen e shkurtër: “Rama jashtë.”

pankarta protesta 45 (8) pankarta protesta 45 (5) pankarta protesta 45 (4) pankarta protesta 45 (3) pankarta protesta 45 (2)

 

© Panorama.al

Te lidhura