“Ka aq arsye për të protestuar, sa harrohen skandalet e ndodhura”- Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

Jul 14, 2026 | 19:39


Një protestuese u shpreh në nisje të protestës së 45-të se arsyet për t’u revoltuar janë aq të mëdha, sa harrohen edhe skandalet e ndodhura ndër vite.

studentja proteste

Për News24, ajo deklaroi se qeveria Rama nuk ka përmbushur as nevojat më bazike për njerëzit.

Protestuesja: Jam nga studentët e 2018. Atëherë hodhëm hapat e para për të krijuar një kulturë të protestës. Me kalimin e viteve dhe represionin e qeverisë po shohim se problematika kanë kaluar nga arsimi, te marrja e tokës për ligje të bëra me porosi. Ka aq arsye për të protestuar sa harrojmë skandalet e ndodhura gjatë viteve.

Këtu një i ri ka disa sfida. E para arsimi. Ka rënë ide e të bërit universitet. Modelet e suksesit nuk janë më ato që mund të studiosh dhe të jesh më i suksesshëm, mungon meritokracia. I bën të rinjtë të kenë probleme në arsimim. Kostot e jetesës me të gjithë ndërtimet që po ndodhin edhe kur një i ri arrin të punësohet nuk punësohet në atë që ka mbaruar studimet.

Edhe me pagë mesatare e ka të pamundur të blejë një shtëpi apo të krijojë një familje. Mungesë e politikave sociale për strehimin. Në imazhin që ka dashur qeveria të krijojë bën një strategji të re, çalon në nevojat bazike. Nuk janë të lidhura me nevojat e të rinjve. Kjo ka sjellë emigrimin e të rinjve.

© Panorama.al

Te lidhura