Kryeministri Edi Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave
Rama do të zhvillojë këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.
Takimi është parashikuar të nisë në orën 09:30 dhe do të mbahet në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Kjo mbledhje zhvillohet rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të socialistëve, ku u analizua ecuria e punës së qeverisë, si dhe u përcaktuan orientimet për vijimin e reformave dhe realizimin e objektivave të ekzekutivit.
Deri në këtë moment, nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me rendin e ditës apo çështjet konkrete që do të diskutohen në mbledhje.
© Panorama.al











