TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një numër i mirë i deputeteve socialistë. Në rendin e ditës në këtë mbledhje pritet miratimi i aktit që parashikon llogaritjen e fletëve hedhur në kutitë e gabuara si pjesë e rezultatit të zgjedhjeve.
Për të pare nga afër këtë mbledhje, vlerësuar me shumë rëndësi për vijimin e procesit certifikues të rezultatit, deputetet e PS-së kanë preferuar të jenë të pranishëm në sallë. Ata kane shkuar ne KQZ pas mbylljes se mbledhjes se grupit te PS-se, ku eshte diskutuar per situaten paszgjedhore dhe kane kerkuar certifikimin e rezultatit per Tiranen.
Kështu në sallën e mbledhjeve kanë mbërritur deputetet, Taulant Balla, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Panedeli Majko etj.
PS ka kërkuar shumë herë nga KQZ certifikimin e rezultatit për Tiranën, duke e konsideruar tashmë të mbyllur procesin dhe fituesin të nxjerrë në sytë e gjithë vëzhguesve, të huaj e shqiptarë.
© Panorama.al











