KQZ, vazhdon shqyrtimi i ankimimeve të partive

May 24, 2011 | 19:00

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vazhdon me shqyrtimin e ankimimeve të partive politike lidhur me procesin zgjedhor të 8 majit. Në mbledhjen, e cila vazhdon edhe në këto momente, po shyrtohen disa ankesa të Partisë Socialiste.

Mbledhja e sotme e KQZ-se ka nisur ne oren 10.00 dhe ne rend dite jane nje sere ankesash te subjekteve te ndryshme politike, dhe kandidateve, garues ne zgjedhjet lokale te 8 majit.

Një ditë më parë, KQZ përmbylli një nga çështjet më të shumëprituara, shpalljen e rezultatit për bashkinë e Tiranës, ku pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, komisioni shpalli fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha.

Ndërkohë, edhe sot jashtë ambienteve te KQZ-se, jane vendosur forca policie per te garantuar vijimin e qete te mbledhjes, pavarësisht se gjatë gjithë ditës nuk ka patur grumbullime njerëzish.

© Panorama.al

Te lidhura