Ndeshjet e kampionatit spanjoll do të luhen të gjitha sot në mbrëmje, ndërkohë që titulli është vendosur dhe lufta e vetme në Spanjë është përqendruar në fundin e renditjes. Almeria ka rënë matematikisht në Kategorinë e Dytë, edhe Herkules Alikante është fare pranë këtij hapi, për vendin e tretë dhe të fundit të renditjes që të çon në Segunda Divizion, ato që rrezikojnë janë plot 8 skuadra: Saragoza, Osasuna, Getafe, Levante, Majorka, Sociedad, Deportivo La Korunja dhe Gijon.











