MB: Pasaportat e vjetra, jo përdorim pas 1 marsit

Jan 6, 2012 | 15:03

TIRANE- Pas dates 1 mars te ketij viti pasaportat e vjetra, jo biometrike nuk do te jene me funksionale. Lajmin e ka dhene sot Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për mediat.

Sipas saj, me propozim të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012″.

“Ky vendim mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”,-thuhet në deklaratë.

Me nxjerrjen jashtë përdorimit të pasaportës së vjetër, jobiometrike, nga data 1 mars 2012, të gjithë shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaportën e re biometrike.

© Panorama.al

Te lidhura