“Mazhoranca bën propozime në interesin e vet!”- Agron Duka skeptik për reformën zgjedhore: Kodi nuk ndryshon pa rezistencën e opozitës!

Oct 22, 2025 | 15:07

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, është treguar skeptik sa i takon ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, duke u shprehur se nuk mund të ndryshojë nëse nuk ka një rezistencë të fortë dhe të bashkuar nga opozita.

agron duka

Sipas tij, mazhoranca ka propozuar gjithmonë një kod që i shërben interesave të saj, ndërsa opozita shpesh ka pranuar ndryshime të diktuara.

“Kodi nuk ndryshon nëse nuk ka një rezistencë nga opozita, sepse mazhoranca ka propozuar gjithmonë një Kod në interesin e vetë.  Nëse nga opozita ka njerëz të rëndësishëm që shohin interesin e vetë, dhe jo të opozitës, do kemi po këtë kod që kemi. Ose ndonjë arnim të vogël. Nëse opozita do e shoh në interes të opozitës dhe të së drejtës, Kodi ndryshon, pavarësisht se herën tjetër iu diktua opozitës ky lloj kodi dhe këta pranuar”, tha ai.

Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, Duka u shpreh se do jetë i njëjti, si herët e tjera.

“Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, mos e prisni kot, do thotë atë që ka thënë gjithmonë. Çfarë kanë thënë gjithmonë”, tha Duka.

Agron Duka: Duhet një kod tjetër zgjedhor, që t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet politike. Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, mos e prisni kot, do thotë atë që ka thënë gjithmonë.

Çfarë kanë thënë gjithmonë. Kodi nuk ndryshon nëse nuk ka një rezistencë nga opozita, sepse mazhoranca ka propozuar gjithmonë një Kod në interesin e vetë.  Nëse nga opozita ka njerëz të rëndësishëm që shohin interesin e vetë, dhe jo të opozitës, do kemi po këtë kod që kemi. Ose ndonjë arnim të vogël.

Nëse opozita do e shoh në interes të opozitës dhe të së drejtës, Kodi ndryshon, pavarësisht se herën tjetër iu diktua opozitës ky lloj kodi dhe këta pranuar. Nuk shikoj dakortësi, sepse krijuan kushte dhe alibi.

Nëse do pranojnë sërish, aty brenda opozitës ka njerëz dhe individë të cilët nuk kanë shumë vota në publik, sepse kështu është kjo punë, dhe shikojnë vazhdimësinë e tyre në politikë. Nëse do vazhdojnë të kenë të njërin kompromis dhe të njëjtin kod. E kam shumë të vështirë të mendoj se do ketë përmirësime.

Nuk do bëni ndryshim sepse njerëz që kanë përfaqësuar opozitën shikojnë interesin e tyre personal dhe jo të opozitës. Me këtë lloj lista është shumë kollaj, del deputet. Te lista e hapur, të bëjnë ç’të duan këta. Nëse hapen listat, këtu është pikëpyetja e tyre. Nuk është e thënë që ai që nuk merr vota nuk është i pëlqyeshëm nga njerëzit, kështu është politika.

© Panorama.al

Te lidhura