Masat, policia shërbim të përforcuar për fundvitin

Dec 24, 2011 | 15:22

TIRANË- Policia e Shtetit njofton marrjen e masave me rastin e festave të fundvitit, duke garantuar rend, qetësi e siguri.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se masa janë marrë për rritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore në segmentet që lidhin vendin tonë me Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia ka marrë masa edhe për lehtësimin e procedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kalimit Kufitar, përmes të cilit është parashikuar shtimi i personelit në Pikat e Kalimit.

Nisur nga përvojat jo shumë të këndshme të viteve të shkuar, policia ka njoftuar masa edhe për parandalimin e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme në netët e festave.

Ndërkaq, gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar.

© Panorama.al

Te lidhura