Masakra e Kozarës, Kushtetuesja rrëzon dënimin

May 4, 2011 | 15:52

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka vleresuar antikushtetues vendimin per denimin me burg te perjetshem te Luan Mares, denuar 5 vite me pare per vrasjen e vellait, kunates shtatzene dhe nipit, ne Kozare te Kucoves.

Gjykata Kushtetuese rikthen Luan Marën ne gjendjen e prezumimit te pafajësisë dhe vendimet e tre niveleve të gjyqësorit i shpall antikushtetues.

Gjykata Kushtetuese shprehet ne vendimin e saj se qe te kete nje denim penal duhet patjeter te zbardhen te gjitha elementet e vepres penale. Gjykata Kushtetuese konsideron te pavlefshme per rihapjen e procesit nga fillimi dy provat kryesore te prokurorise, pohimin e krimit nga Luan Mara dhe nje eksperiment te kryer ne vendngjarje mbi skemen se si ishin qelluar viktimat.

Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija dyvjeçar Artiol Mara.

 

© Panorama.al

Te lidhura