Masa kundër Sirisë, Liga Arabe diskuton ndërhyrjen ushtarake

Jan 17, 2012 | 11:07

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të marrë masa serioze kundër Sirisë, pasi Presidenti i saj, Bashar Al Asad, ka përdorur sërish forcën kundër demonstruesve, me gjithë bisedimet për ndërprerjen e dhunës. Dje në Siri u vranë 12 protestues të tjerë, ndërkohë që teorikisht po zbatohet plani i paqes i Ligës Arabe, e cila ka dërguar vëzhgues në terren. Liga Arabe, me propozimin e Katarit, do të diskutojë mbi ndërhyrjen ushtarake në Siri. Vendet e Ligës janë të përçara në këtë pikë, me Iranin që mendon se një ndërhyrje ushtarake do t’i shërbente Presidentit sirian, Bashar Al Asad, për të përdorur më shumë forcë dhe se nisja e ndërhyrjes ushtarake në Siri mund të bëhej e rrezikshme për të gjithë rajonin. Protestat në Siri kundër regjimit të Bashar Al Asad kanë nisur prej dhjetë muajsh dhe sipas OKB-së, mbi 5 mijë njerëz kanë humbur jetën në to.

© Panorama.al

Te lidhura