Marta Kos i dhuron Ramës fanellën me numrin 11: Kur të përfundojmë negociatat unë do ngjit malin e Korabit! Kreu i qeverisë: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët

Mar 13, 2025 | 11:19

Komisionerja për zgjerim në BE i dhuroi kryeministrit Rama një fanellë basketbolli me numrin 11.

 

Screenshot_1

Mes batutave ajo u shpreh se ashtu si Bajrami beri golin më të shpejtë ne Kampionatin Evropian, ashtu edhe Shqipëria mund të anëtarësohet në BE.

Kos u zotua që kur të mbyllin procesin e negociatave ajo do të ngjitë malin e Korabit. Ndërsa Rama me batuta ia ktheu që kur të hyjnë në BE “do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë”.

Marta Kos: Angazhimi im është që unë jam shumë sportive, meqenëse vij edhe nga një familje sportive që është marrë me sport dhe ne kemi parë edhe Kampionatin Europian të futbollit dhe kam mësuar se sa të shpejtw jeni ju dhe Nedim Bajrami bëri për shembull edhe golin në sekondën e 23 dhe tashti e kuptova se sa të shpejtw mund të jeni ju edhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ishte goli që bëtë kundër Italisë, kështu që urime, përgëzime sepse në fakt futbolli luan një rol të rëndësishëm edhe në jetën e shoqërisë shqiptare. Ndërsa basketbolli ka luajtur një rol të posaçëm në jetën tuaj kryeministër, kështu që dhurata ime për ju sot dhe në fakt kjo është simbolike për të gjithë Shqipërinë, se duam, aty thotë skuadra Europe, ekipi Europe dhe duam që e gjithë Shqipëria të bëhet pjese. Dhe ja ky është numri im në fakt, kështu që prandaj ju dhamë edhe numrin 11 me ekipin tonë. Është numri im vërtet.

Kështu që angazhimi im është që unë nuk luaj dot basketboll me ju nga njëra anë, por kur ne të përfundojmë procesin e negociatave, unë do të ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë. Do të arrij majën e Korabit  2764 metra që është 100 metër më pak se mali më i lartë në Slloveni, kështu që shpresoj shumë që do t’ia dal mbanë.

Por do të doja shumë që të vini me mua.

Edi Rama: Nëse kur të hyjmë në Bashkimin Europian do t’ju jap një kryeministër të ri e të freskët që të vijë me ju dhe të ngjitet deri në majën më të lartë. Vërtetë faleminderit, jam mjaft i prekur nga kjo. 11 është një numër i shkëlqyer.

© Panorama.al

Te lidhura