Marseja, Çelsi dhe Zenit janë skuadrat e tjera që janë kualifikuar mbrëmë pas ndeshjeve të fundit në grup. Ndërsa, Olimpiakos, Valencia dhe Porto do luajnë në Ligën e Europës. Surpriza në finish në grupin F, ku Marseja arriti të kthejë rezultatin e pjesës së parë nga 2-1 në 3-2 duke u kualifikuar kështu për më tej. Nga kjo fitore e francezëve më të humbur në fakt dolën grekët e Olimpiakos, të cilët edhe pse fituan në Athinë ndaj Arsenalit, përsëri nuk arritën të kualifikoheshin. Në këtë grup, “topçinjtë” ishin kualifikuar që javën e shkuar, ndërsa luhej gjithçka për vendin e dytë në grup, i rrëmbyer “in extremis” nga Marseja. Sakaq, Olimpiakosi do luajë në Ligën e Europës. Ka qenë një natë pozitive edhe për blutë e Londrës, të cilët pas disa rezultatesh zhgënjyese në kampionat, janë rikthyer mbrëmë me një fitore të rëndësishme ndaj Valencias. Dopieta e Didie Drogbasë dhe një gol i Ramires rezultuan të mjaftueshme për Çelsin që të kualifikohej për më tej. Ndërkohë që takimi tjetër i këtij grupi përfundoi në barazim 1-1, me Leverkusenit të kualifikuar që javën e shkuar. Spanjollët e Valencias do të luajnë në Ligën e Europës. Ndeshje interesante në grupin G, ku qipriotit e APOEL, të kualifikuar që para këtij takimi, i lejuan vetes luksin e humbjes së një takimi në shtëpi ndaj Shaktar Donetsk. Ndërsa në përballjen tjetër, Porto nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Zenit Petersburg, duke mos arritur që të kualifikohet më tej. Rusët kalojnë në 1/8 e finaleve, ndërsa Porto do të luajë në Ligën e Europës. Takime gati pa interes në grupin H, ku Barcelona, me lojtarë totalisht të rinj, arriti që ta mundte pa shumë probleme Bate Borisovin, ndërsa Milani edhe pse shkoi në avantazh të dy golave në fillim të pjesës së dytë, nuk arriti që të ruajë këtë rezultat, duke u barazuar në minutat shtesë nga ana e çekëve të Viktoria Plzen. Këta të fundit do të vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Europës. Ndërkohë, sonte takimet më të nxehta do të jenë ato mes Mançester Sitit e Bajernit, Vilarealit dhe Napolit, ku si anglezëve, dhe italianëve u duhet me patjetër fitorja. Sakaq, Siti shpreson edhe te ndonjë mrekulli nga ana e spanjollëve, duke pritur që këta të ndalin Napolin në fushën e tyre.
Champions League
Grupi A/ Sonte
20:45 Man.Siti-Bajern
20:45 Vilareal-Napoli
Shënim: Bajern i kualifikuar, Napoli 8 pikë, Siti 7 pikë.
Grupi B/ Sonte
20:45 Inter-CSKA Moskë
20:45 Lilë-Trabzonspor
Shënim: Inter i kualifikuar, Trabzonspori 6 pikë, Lila e CSKA 5 pikë.
Grupi C/ Sonte
20:45 Bazel-Mançester
20:45 Benfika-Otelul Galati
Shënim: Mançesteri e Benfika nga 9 pikë, Bazeli 8 pikë.
Grupi D/ Sonte
20:45 Ajaks-Real Madrid
20:45 Din.Zagreb-Lion
Shënim: Reali i kualifikuar, Ajaksi 8 pikë, Lioni 5 pikë.
Grupi E/ Mbrëmë
Çelsi-Valencia 3-0
Shënues: Drogba 3′, 76′, Ramires 22′
Genk-Leverkusen 1-1
Shënues: Vosen 30’/ Derdijok 79′
Shënim: Kualifikohen Çelsi e Leverkusen, Valencia në Ligën e Europës
Grupi F/ Mbrëmë
Dortmund-Marsejë 2-3
Shënues: Blaszczikovski 23′, Humels 32′ (p)/ Remi 45′, Ajev 85′, Valbuena 88′
Olimpiakos-Arsenal 3-1
Shënues: Djebur 16′, Torijos 36′, Modesto 89’/ Benajun 57′
Shënim: Kualifikohen Arsenal e Marseja, Olimpiakos në Ligën e Europës.
Grupi G/ Mbrëmë
APOEL-Shaktar Donetsk 0-2
Shënues: L.Adriano 62′, Seleznjov 78′
Porto-Zenit Petersburg 0-0
Grupi H/ Mbrëmë
Barcelona-BATE Borisov 4-0
Shënues: S.Roberto 35′, Montoja 60′, Pedro 63′, 88′ (p)
Viktoria Plzen-Milan 2-2
Shënues: Bistron 89′, Duris 90+3’/ Pato 47′, Robinjo 49′
Shënim: Kualifikohen Barcelona e Milan, Plzen në Ligën e Europës
LEONARD KARAJ











