Marrëveshje e re në Konferencën për klimën

Dec 12, 2011 | 13:59

Pjesëmarrësit e Konferencës botërore për klimën në Durban, Afrika Jugore, arritën një marrëveshje në konferencën e shumëdebatuar: Të 194 shtetet përfaqësuese do të hartojnë deri në vitin 2015 një pakt të ri të detyrueshëm ligjor për klimën, në mënyrë që të reduktohet ngrohja globale në maksimumin prej dy gradësh. Marrëveshja duhet që deri në 2020-n të hyjë në fuqi. Me këtë marrëveshje do të zgjasë Protokolli i Kiotos, që zyrtarisht përfundon në 2012. Kështu u plotësua kërkesa kryesore e BE dhe shumë vendeve në zhvillim. Ata dëshironin një afat kohor për një marrëveshje të detyrueshme, e cila përfshin të gjitha vendet, duke përfshirë edhe vendet me emetimin më të madh të gazit serë, si SHBA, Kina dhe India. Këto shtete nuk janë të përfshira në Protokollin e Kiotos.

© Panorama.al

Te lidhura