Markoviç, në sherr tifozët me Shkëmbin

May 27, 2011 | 10:55

Mbrojtësi serb, Vlado Markoviç, fut në debate tifozërinë korçare me kapitenin e Skënderbeut, Bledi Shkëmbi. Teksa ka mbërritur një ofertë nga klubi shkodran i Vllaznisë për lojtarin e huaj të Skënderbeut, largimi i mundshëm i tij nga ky ekip ka ngjallur pakënaqësi tek një grup tifozësh bardhekuq. Ata kanë akuzuar kapitenin Shkëmbi për këtë largim. Mirëpo, kjo akuzë u hodh poshtë nga Shkëmbi, i cili bëri të ditur se këto janë vendim-marrje që i takojnë vetëm trajnerit, Shpëtim Duro dhe presidentit të skuadrës, Agim Zeqo, teksa ai është një lojtar si gjithë të tjerët që nuk mund të pyetet për gjëra të kësaj natyre. Pas publikimit të lajmit reaguan tifozët në “Facebook”. Ndërkohë që disa fansa bardhekuq, e lidhin largimin e lojtarit, nëse kjo është e vërtetë pas ndikimit që ka pasur për të kapiteni.

© Panorama.al

Te lidhura