Mario Monti prezanton paketën shtrënguese

Dec 5, 2011 | 9:45

ITALI- Kryeministri italian, Mario Monti, ka njoftuar një paketë prej 30-miliardë eurosh të masave shtrënguese me qëllim të rritjes së financave të Italisë.

Monti tha se paketa, e cila përfshin ngritjen e taksave dhe rritjen e moshës për pension, ishte e dhimbshme, por e nevojshme.

Italia, me një borxh publik prej rreth 120 për qind të produktit të brendshëm bruto, ka qenë në qendër të krizës evropiane të borxhit.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura