“Maqedonia e Madhe”, harta e vizatuar në shkollë

Dec 14, 2011 | 18:50

OHER- Portali “Zgjohu Shqiptar” ka denoncuar vizatimin e një hartë të të ashtuquajturës “Maqedonia e Madhe” e vizatuar në një shkollë fillore në Ohër.

Harta është hasur në shkollën fillore “Grigor Përliçev”, një shkollë në të cilën mësojnë nxënës të të gjitha komuniteteve. Mësohet se harta qëndron e vizatuar në muret e një klase të ciklit të ulët.

Portali raporton, se ka kontaktuar me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për skandalin, por kjo e fundit nuk ka komentuar, duke paralajmëruar se do të jepen hollësi gjatë ditëve në vazhdim.
Vetëm pak ditë më parë në Maqedoni u ndaluan disa të rinj shqiptarë të cilët në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë po vizatonin në një mur hartën e Shqipërisë së Madhe.

© Panorama.al

Te lidhura