SHKUP- Promovimi i listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme është qëllimi i projektit “Përfaqësimi me lista të hapura”. Ky projekt realizohet nga Asociacioni qytetar Most, Instituti për Demokraci Parlamentare dhe Instituti Nacional Demokratik.
Këto organizata promovojnë debate dhe idetë që në Maqedoni të shqyrtohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme me lista të hapura. Lidhur me këtë temë prej sot në Ohër do të nis debati mbi këtë temë, ku janë pjesëmarrës përfaqësues të partive politike dhe sektorit civil.
Një pjesë e partive politike në Maqedoni kohë më parë ka kërkuar aplikimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura. Kosova është një nga vendet e rajonit ku aplikohet sistemi i listave të hapura zgjedhore. (INA)











