Maqedoni, Rama takohet me liderin e BDI-së, Ahmeti

Dec 5, 2011 | 13:55
Gjate konferences se perbashket per shtyp

“Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare e ndjen të nevojshme rritjen e pranisë dhe të komunikimit me të gjithë faktorët shqiptarë në rajon. Kjo për të dhënë një kontribut të plotë nga Shqipëria duke shkëmbyer pikëpamje dhe dakordësi për çështjet nga më të mëdhatë deri më të voglat.”  Kështu është shprehur, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një konference të përbashkët që pati me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Maqedoni.

Në një deklaratë të Partisë Socialiste, thuhet se Rama dhe Ahmeti kanë biseduar mbi Shqipërinë, mbi Maqedoninë, marrëdhëniet mes nesh, mes partive tona, por dhe mbi librat.

Nga ana e tij, lideri i BDI-së ka folur për mirëkuptim dhe qëndrim të përbashkët në lidhje me temat e diskutuara gjatë takimit dypalësh.

“Patëm një dakordësi për temat e rëndësishme që folëm, për rrugëtimet e përbashkëta që na presin në të ardhmen si shtet e si parti.”- ka thënë Ahmeti.

Gjatë bisedës së tyre, mësohet se Ahmeti e ka informuar Ramën, në lidhje me proceset në Maqedoni, marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, arritjet, sidomos për interpretimin autentik të ligjit në rastet e Hagës, për rregullimin e çështjeve të përdorimit të simboleve, për avancimin e gjuhës dhe programin e përbashkët që partnerët marrin për të bashkëqeverisur vendin.

© Panorama.al

Te lidhura