LSI:Rama të pranojë humbjen,jo prishje procesit

May 29, 2011 | 13:06

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim, duke akuzuar Partine Socialiste dhe kreun e saj per tentative per prishje te procesit zgjedhor, i ben apel Rames te qetesohet e te pranojne rezultatin per Tiranen dhe gjithe vendin, e te pranoje daljen ne opozite.

Ne nje konference per shtyp, sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani reagoi ndaj deklarates se bere nga kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci, duke deklaruar se humbja e Ramës në Tiranë ka nxitur drejtuesit e PS-së të ndërmarrin një betejë për prishjen e procesit zgjedhor.

“Qëllimi i Ramës dhe i drejtuesve të tjerë të PS-së është qe t`i imponohet publikut teza e përsëritjes së zgjedhjeve. Rama kërkon të ngulë pabesisht një thikë në shpinën e procesit zgjedhor” tha Manjani.

Sipas tij, në rastin e Tiranës, gjetja e fletëve në kutitë e gabuara, e sqaron përrllaën e mosrakordimit të shifrave. Këto fletë, ka theksuar ai, janë mangut në kutinë e duhur, por Rama dhe Ruci këtë nuk e lexon. “Ajo që u intereson është fitorja me cdo kusht e kryetarit. Fleta e votimit eshtë dokument zyrtar shume i mbrojtur, përvec elementëve të sigurisë, KQZ miratoi edhe elementë shtesë sigurie, ku kryetari dhe nënkryetarja e KQZ kishin të drejtë të vendosnin shenjë të fshehtë në fletë. Subashi nuk e kontestoi këtë gjatë numërimit”- tha Manjani.

Ai i beri thirrje Rames te pranojë rezultatin dhe per kontestime te argumentuara t’i drejtohet gjykates.

“Ftojmë Ramën të qetësohet, të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t’i kthehet jetës instiucionale. Qytetarët nuk ia kanë përborxh që të shprehin përbuzje për votën e tyre pasi vullneti u tyre u numërua në mënyrën më transparente” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura