Mançesteri/ Vidiç: Nuk i trembemi arbitrit

May 26, 2011 | 11:18

Kapiteni i Mançester Junajtid nuk i trembet arbitrimit të njëanshëm, edhe pse Barcelona është vënë shpeshherë në shënjestër gjatë këtij sezoni, duke u akuzuar nga Reali i Madridit. “Nuk jam aspak i shqetësuar për arbitrimin. Bëhet fjalë për finalen e Ligës së Kampioneve dhe do përzgjidhet arbitri më i mirë. Askush nuk ka aq guxim sa të bëjë një gjykim të njëanshëm në ndeshje të tilla, ndaj jam i bindur që askush nuk do e favorizojë Barcelonën në mënyrë të padrejtë”, deklaroi mbrojtësi i “djajve të kuq”, Nemanja Vidiç.

© Panorama.al

Te lidhura