Interesimit të Liverpulit për fantazistin e Bazelit, Xherdan Shaqiri, i është shtuar dhe rivaliteti i kampionëve të Anglisë, Mançester Junajtid. Lojtari që u bëri gjëmën “djajve” në Champions, e ka mrekulluar Fergusonin me lojën e tij. Trajneri skocez pritet të ofrojë për të ashtuquajturin “Mesi i Zvicrës” 11 milionë euro menjëherë sapo të hapet merkatoja e dimrit në janar. 20-vjeçari konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit kontinental dhe është në shënjestrën e një sërë klubesh europiane. Mesfushori i lindur në Kosovë është një futbollist që anglezët e njohin mirë. Protagonizmi i tij nuk daton në fitoren 2-1 të kampionëve të Zvicrës këtë muaj. Shaqiri ka shënuar golin e vetëm në portën e kombëtares angleze gjatë ndeshjes kualifikuese të “Euro 2012” përballë Zvicrës, (1-3). Por “djajtë” duhet të mposhtin konkurrencën e Liverpulit për futbollistin xhol, që luan në të njëjtin nivel në të dyja krahët e mesfushës.











