Mançester nis misionin kundër Barcelonës

May 10, 2011 | 11:14

Kur duhen më pak se 3 javë nga finalja e “Wembley”-t Ferguson i ka kërkuar futbollistëve që të bëjnë një sforco të fundit për të vendosur qershinë mbi tortë, duke ngritur Kupën e Kampioneve në mes të Londrës. Trajneri skocez u shpreh, se ai kishte nisur të studionte taktikat, me të cilat do të ndalte favoritët e kësaj finaleje, Barcelonën. “Finalja e vitit 2009 në Romë ishte një tjetër histori. Dua të them se tani i njohim shumë më mirë kundërshtarët dhe dimë edhe si t’i ndalim. Do t’i gjejmë një zgjidhje trios Ksavi-Mesi-Iniesta”, tha dje Ferguson.

© Panorama.al

Te lidhura