Maltezi vuri bast 1 euro, gjeti 19 ndeshje dhe fitoi 700 mijë euro!

Nov 24, 2011 | 10:16
Nga ndeshja Celsi-Liverpul 1-2, qe mbajti ne ankth maltezin fitues

Përveç lojës, që zhvillohet mes dy skuadrave në fushën e blertë, e cila ngërthen aktorë dhe faktorë direktë, sikurse janë futbollistët, trajnerët dhe stafet teknike e drejtuese të tyre, në futboll dhe në sporte të tjera luhet edhe një “lojë” tjetër, ajo nëpër baste. Miliona njerëz në botë bëjnë parashikimet e tyre, në forma dhe kombinime të ndryshme, me shpresën se do të godasin në shenjë dhe do të fitojnë disa para. Ndodh që ndonjëri edhe të pasurohet sa hap e mbyll sytë nga ky “aktivitet”. Një ëndërr e paarritshme, në fakt, për shumicën e atyre që luajnë baste, por jo për një maltez, i cili ka vënë një skedinë me vlerën e 1 euro, por ka fituar as më pak e as më shumë, se 683.739 euro. Ai qëlloi në shenjë me parashikimet e tija për plot 19 ndeshje, ndërsa ka pritur plot ankth, që ta bëjë të vetën këtë shumë, fitoren e Liverpulit ndaj Celsit në “Stamford Bridge”. Deri në minutën e 87-të, ndeshja ndërmjet Celsit dhe Liverpulit ishte 1-1, por në këtë moment qe mbrojtësi i “The Reds”-ave, Glen Johnson, që solli fitoren e ekipit të vet. Dhe kjo koincidoi jo vetëm me fitoren e Liverpulit, por edhe të 41-vjeçarit maltez, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye sigurie.
“Unë nuk mund të kujtoj asnjë rast tjetër kur një bastvënës të ketë fituar një shumë të tillë të hollash me vetëm 1 biletë, që kushtonte 1 euro. Edhe pse ky fitues nuk ka qenë tifoz i Liverpulit, tani është bërë me “The Reds”,” – tha zëdhënësi i kompanisë së basteve Ëilliam Hill”, Graham Sharpe.

Ja 19 ndeshjet e gjetura nga bastvënësi:
1. Norwich-Arsenal  2
2. Everton-Wolverhampton  1
3. Manchester City-Newcastle United  1
4. Swansea-Manchester United  2
5. Chelsea-Liverpool  2
6. WBA-Bolton  1
7. Inverness-Celtic  2
8. Southampton-Brighton  1
9. Coventry-West Ham  2
10. Reading-Cardiff  2
11. Brentford-Yeovil  2
12. Huddersfield-Notts County  1
13. Sheffield United-Hereford  1
14. Colchester-MK Dons  2
15. Tranmere-Sheffield  2
16. Crowley-Oxford  1
17. Dagen-Southend  2
18. Čeltenam-Port Vale  1
19. Nortampton-Shrewsbury  2

 

© Panorama.al

Te lidhura