Qytetarët Maltës i janë drejtuar sot kutive të votimit, në një referendum nëse duhet lejuar ose jo divorci.
Malta është i vetmi vend i Evropës që nuk e lejon praktiken e ndarjes me ligj të çifteve, edhe pse i njeh divorcet që bëhen jashtë shtetit.
Sondazhet tregojnë se rezultati ende nuk mund të dihet se si do të dal, pasi 40 % e votuesve ende janë të pavendosur.
Liderët politik të Maltës, nuk janë përfshirë në mënyrë direkte në fushatë duke iu bërë thirrje votuesve të tyre që të votojnë ashtu si u thotë ndërgjegja.
Malta ka një popullsi prej 400 mijë banorësh.
© Panorama.al











