
PRISHTINE- Komisionerja e BE-së për punë të brendshme, Cecilia Malmstrom pas takimit me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave, nderkohe qe per udherrefyesin ka sqaruar se ai do t’i dorezohet se shpejti qeverise.
Pritjet në Prishtinë për një kohë të gjatë kanë qenë që BE-ja nga sot t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat, por Malmstrom ka thënë se procedurat janë të njëjta për të gjitha vendet, kështu që “së pari niset dialogu, e më pas caktohen parakushtet që sjellin deri të marrja e udhërrëfyesit”.
“Ajo që sot po bëjmë është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur”, ka thënë Malmstrom, duke potencuar sidomos çështjen e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë.
Nisja e dialogut nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera ndërlidhen edhe me çështje tjera teknike dhe ato të legjislacionit, ka thënë Malmstrom.
© Panorama.al











