Malaj:Të mundim Berishën bashkë e me vizion

Nov 5, 2011 | 16:47

TIRANE- Një nga zërat kritikë të kreut socialist, Edi Rama, deputeti Arban Malaj në fjalën e tij përpara Kongresit të PS-së kërkoi modernizimin e Partisë Socialiste si dhe një program më realist për fushatën elektorale.

“Sot ne duhet t’i bëjmë të qartë se populizmin e Berishës do e mundim sëbashku me vizionin tonë dhe forcën tonë. Modernizimi i politikës dhe partive është rruga më e mirë,  më e qëndrushme për qeverisjen e vendit. Duhet të bashkëpunojmë fort me aleatët dhe të mbështesim propozimet e tyre. Ne duhet të fitojmë jo duke pritur që të bjerë vetë Berisha, por duhet të sjellim alternativa. Na duhet një program ekonomik sa më realist”- tha ndër të tjera, Malaj.

Malaj, tha se “Sot duhet tu kërkojmë ndjesë të gjithë shqiptarëve që politikanët e të gjitha partive me ngërçin e zgjatur politik e vonuan të ardhmen evropiane.”

Sipas Malajt, opinioni publik do të na besojë më shumë kur të fillojmë të bëjmë më mirë opozitën, të dalim në fushatë me një program më të mirë.

© Panorama.al

Te lidhura