Malaj: Opozita, në Kuvend. Vendi rrezikon integrimin

Jul 14, 2011 | 21:51

SHKODER- Deputeti i PS-se, Arben Malaj gjate nje takimi me studente ne Shkoder ka deklaruar se ne situaten e krijuar politike, vendi rrezikon seriozisht integrimin ne BE dhe vlereson si domosdoshmeri kthimin e opozites ne Kuvend.

Sipas tij, vendi eshte në krizë që prej 2009 dhe kjo krize u përkeqësua në 2011. Malaj ka deklaruar para studenteve se ne nuk kemi model pozitiv te asnjë parti, ndaj duhet të shmangim pushtetin absolut. “Partia Socialiste ka mundësi të krijojë një model”,- ka thene Malaj, teksa ndau me studentet e universitetit të Shkodrës, idetë e tij mbi “Modernizimin e partive politike”.

Ai ka vleresuar si shume te rendesishem degjimin e mendimit te te rinjve dhe percjelljen e tyre ne mbledhjet e partise. “Partitë politike duhet të modernizohen si parakusht për të modernizuar të ardhmen tonë të perbashkët duke menduar kështu për brezat që vijne”,- ka thene Malaj.

 

© Panorama.al

Te lidhura