Malaj mbyll fushatën e PS në Kukës: Votë kundër papunësisë

May 7, 2011 | 11:01

Anëtari i Kryesisë socialiste zhvilloi në Kukës mitingun përmbyllës, në mbështetje të kandidatit socialist Alfred Cengu. Malaj, duke kërkuar votën e kuksianëve, e cilësoi atë si një votë kundër  papunësisë. “Kam dëgjuar të thuhet se duhet të votoni PD-në, se bëri rrugën. Askush nuk duhet të abuzojë me hallet tuaja dhe me taksat tuaja. Sigurisht, rrugët janë të rëndësishme, por është shumë e rëndësishme, është jetike që të gjithë të keni më shumë punë, më shumë siguri, më shumë mundësi për një jetë më të mirë për fëmijët e tuaj. Shqiptarët dhe kuksianët meritojnë të kenë një qeverisje më të mirë, të kenë një administratë sa më profesionale”, u shpreh Malaj. Anëtari i Kryesisë socialiste kërkoi zgjedhjen e njerëzve që i qëndrojnë afër komunitetit. “Zgjedhjet vendore janë mundësia
më e mirë, më e afërt, më e drejtë për të votuar për mirëqeverisjen e bashkive dhe komunave”, u shpreh Malaj.

DURRES– Kandidati socialist për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, përuroi dje statujën e këngëtarit legjendar Xhon Lenon. Pjesëtari i grupit të famshëm të Bitëllsave do të qëndrojë i ulur së bashku me kitarën e tij në një nga stolat dekorativë në një nga lulishtet e qytetit të Durrësit. Kjo statujë me investim të Bashkisë është realizuar nga skulptori Qazim Kërtusha, i cili tha se e kishte ëndërr krijimin e kësaj vepre. l.m

DURRES – Policia Bashkiake e Durrësit u përplas dje me demokratët që po vendosnin një poster në qendër të qytetit, pikërisht një betoniere, në të cilën është montuar fotografia e kandidatit  socialist. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit në vend, por, pas marrjes së lejes, posteri u vendos. Në orët e pasdites në qendër ndodhej vetëm pjesa e betonieres ku ishin shënuar  premtimet e pambajtura të Dakos, sipas PD-së, ndërsa ishte hequr pjesa e parme me foton e kryebashkiakut aktual. l.m

Mister shpërthimi në mjetin e kandidatit PS

KUKES – Asnjë i ndaluar apo i shoqëruar për ngjarjen e dy ditëve më parë në Kukës, kur një sasi eksplozivi i telekomanduar shpërtheu poshtë makinës së kandidatit të PS-së, për komunën Shtiqën, Astrit Cengu duke rrezikuar jetën e tij dhe duke dëmtuar rëndë autoveturën. Zëdhënësja e policisë së Kukësit, Suada Sula tha se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani nuk ka asgjë të gjë te re dhe se hetimet vijojnë për gjetjen e shkaqeve dhe autorëve të kësaj ngjarje”. Vetë kandidati Cengu ka vijuar edhe në ditën e fundit fushatën elektorale në komunën Shtiqën, ndërkohë që PS-ja e Kukësit ka ripërsëritur kërkesën ndaj policisë dhe organeve përkatëse për të gjetur sa më shpejt autorët e këtij atentati politik sipas saj. Dje ka reaguar dhe PD-ja e Kukësit, duke i kërkuar policisë zbardhjen e ngjarjes dhe opozitës të heqë ngarkesën e panevojshme politike të saj.        j.h

© Panorama.al

Te lidhura