TIRANE- Nje femer ka humbur jeten, ndersa nje tjeter ka mbetur e plagpsur rende, pasi jane perplasur nga nje makine teksa kalonin rrugen. aksidenti ndodhi ne Peze Helmes, ne afersi te Tiranes dhe policia ka bere shoqerimin e drejtuesit te mjetit.
Sipas të dhënave paraprake mesohet se të aksidentuarat u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndihmës, njera nuk ka mundur te shpetoje duke nderruar jete, nderkohe qe tjetra ndodhet ne gjendje kritike per jeten dhe po mbahet nen kontroll.
Policia, ka bere ndalimin e drejtuesit te mjetit dhe po heton per rrethanat e aksidentit. Dyshimet e para flasin per nje shpejtesi te madhe me te cilen levizte makina, por pritet te behet ekspertiza per percaktimin zyrtar te aksidentit.











