Makina përplas kalimtaren, vdes 22- vjeçarja

Jan 8, 2012 | 13:37
Foto Ilustruese

GJIROKASTER- Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tepelene- Gjirokastër.

Mësohet se viktimë ka mbetur 22- vjeçarja, e identifikuar si Pandora Budo. Viktima është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë nga përplasja.

Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 45- vjeçarin Besnik Goxho.

22- vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur dhe është përplasur nga makina me targa GJ 1505 B.

Makina po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës.

© Panorama.al

Te lidhura