Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugorr Sarandë-Skërficë, në afërsi të fshatit Senicë, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë.
Alton Zhuli, 50 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij të markës “Toyota”, me targa AB096AC, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës.
Nga kontrolli Testi i alkoolit doli 0.00mg/l, që tregoi se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool. Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti fatmirësisht pa humbje jete.
© Panorama.al











