Makina del nga rruga,plagosen 2 efektivë policie

Nov 24, 2011 | 9:56

PEQIN- Dy efektivë policie janë plagosur, kur makina me të cilën udhëtonin, nje patrulle policie, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ne Bishqem dhe në vend kanë mbërritur forca të tjera policie për ndihmë.

Të plagosurit mësohet se kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë  trajtimin e nevojshëm.

Sipas te dhenave te para, te plagosur kane mbetur policet Xhelal Topi dhe Rexhep Hyra.

© Panorama.al

Te lidhura