Makina del nga rruga, dy të vdekur, një i plagosur

Jan 25, 2012 | 10:20
Foto Ilustruese

VLORË-Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites në afërsi të Fushe Dukatit dhe viktima mësohet se kanë mbetur një cift bashkëshortësh që ishin pasagjerë në automjetin e përfshirë në aksident.

Mësohet se makina më të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe për pasojë bashkeshortet Liko kanë humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që shoferi i makinës ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura