Makina del jashtë rruge, vdes 29 vjeçari

Sep 5, 2011 | 10:07

LUSHNJE- Nje 29 vjecar ka humbur jeten, kur makina me te cilen udhetonte ka dale jashte rruge. Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne afersi te fshatit Plug ne Lushnje.

Nga te dhenat e para makina e aksidentuar eshte me targa italiane, nderkohe viktima eshte identifikuar si shtetasi Klodian Mile.

Ai ka marre plage te renda si pasoje e perplasjes dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Ne vend kane mberritur forca te policise, te cilat po hetojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura